Zehra Nur Düz
24 Shtator 2019•Përditësim: 25 Shtator 2019
Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar shtatë terroristë në provincën juglindore Hakkari, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme, raporton Aandolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan gjatë operacioneve të forcave të sigurisë të mbështetura nga ajri, të nisura nga komanda provinciale e xhandarmërisë në rrethin Yuksekova të Hakkarit, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Operacionet antiterroriste ende janë duke vazhduar, thuhet më tej.
Megjithëse deklarata nuk përmendte një grup specifik terrorist, Turqia ka kohë që kryen operacione kundër organizatës terroriste PKK në rajon.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK , e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.