Sibel Uğurlu
24 Shtator 2019•Përditësim: 26 Shtator 2019
Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmoi një vogëlushe 7-vjeçare afgane për të rifituar aftësinë e saj, pasi kishte humbur dëgjimin gjatë një shpërthimi pranë shtëpisë së saj.
Bibi Zainab Sadad, vajza e inxhinierit 35-vjeçar Seyed Obeydullah Sadad dhe mësueses 25 vjeçare të matematikës Toba Sadad, ishte vetëm një vjeçe kur humbi thellësisht dëgjimin për shkak të një shpërthimi pranë shtëpisë së tyre në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.
Gjatë 18 viteve të fundit, mijëra njerëz kanë humbur jetën gjatë konfliktit në Afganistan, ndërsa detyroi miliona të braktisnin shtëpitë e tyre, madje duke lënë edhe mijëra të plagosur.
Pasi shterrën të gjitha mundësitë në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta, familja Sadad la gjithçka pas dhe filloi një udhëtim të gjatë dhe të lodhur për në Turqi.
Babai Seyed, i cili foli për Anadolu Agency (AA), tha se kanë ardhur këtu sepse ka mungesë të mjekëve dhe spitaleve në Afganistan.
Duke udhëtuar me ditë të tëra në këmbë, ata arritën në provincën lindore Agri të Turqisë mbi Iranin. Ata kanë jetuar në Agri tash e një vit.
"Kur vajza ime lindi, kishte bomba që shpërthenin kudo. Pas shpërthimit të njërës prej tyre, gjaku filloi të dilte nga veshët e vajzës time dhe ajo nuk mund të fliste ose të dëgjonte pas kësaj", tha Seyed për AA.
Ai tha se vajza e tyre filloi të dëgjojë përsëri me aparatin e dëgjimit që mori nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke.
"Kur ajo e vendosi aparatin në vesh, reagimi i saj ia vlente të shihej", tha Orhan Tatli, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Agri.