Niğmet Koşarhan
04 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
IZMIR (AA) - Në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me kthimin e refugjatëve, një grup i migrantëve nga ishulli grek arritën në qarkun Dikili të qytetit Izmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Varkat e quajtura "Nazli Jale" dhe "Lesvos" të cilat po transportonin 131 migrantë nga kampi Moria i ishullit Lesbos, arritën në qarkun Dikili të qytetit Izmir.
Varkat janë shoqëruar nga ana e anijes dhe helikopterit të Rojes Bregdetare turke dhe janë drejtuar në portin Dikili.
Në rajonin ku janë shtuar masat e sigurisë, ka ambulanca të Ndihmës së Shpejtë, forca speciale të policisë si dhe automjete të blinduara.
Migrantët, shumica e të cilëve janë me origjinë nga Pakistani, u pranuan në pjesën e përgatitur në port.