Alperen Yurtoğlu
03 Prill 2016•Përditësim: 04 Prill 2016
ANKARA (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë ka mohuar të gjitha pretendimet në lidhje me kthimin me dhunë të refugjatëve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, u theksua se në ditët e fundit janë vërejtur në disa media pretendime të Amnesty International, për kthimin me dhunë të refugjatëve, ku zëdhënësit e organizatës në fjalë kanë patur pretendime të njëjta në kanale të ndryshme televizive. Sipas MPJ turke këto pretendime nuk e reflektojnë të vërtetën.

Në deklaratën të cilën u theksua se Turqia është duke zbatuar politikën e "dyerve të hapura" gjatë 5 viteve, për sirianët të cilët ikin nga mjediset e luftës në shtetet e tyre, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare zbaton me ndërgjegjshmëri parimin e "mos kthimit prapa" në kufij, u tha se: "Nuk ka një ndryshim në këtë qasje".
Në deklaratë të cilën u rikujtua se janë marrë të gjithë hapat për përmirësimin e kushteve të jetesës së sirianëve, dhe në këtë kuadër prej 15 janarit janë dhënë leje pune sirianëve, u tha se: "Turqia në kuadër të drejtës ndërkombëtare është nënshtruar në detyrimet e saj, dhe është e vendosur që të vazhdojë të ju sigurojë mbrojtje sirianëve të cilit ikin nga dhuna dhe jostabiliteti në vendet e tyre. Kur vendi ynë ka mobilizuar të gjitha mundësitë për sirianët, pranuam me pikëllim që disa shtete të cilat i kanë mbyllur kufijtë e tyre me gardha teli që të mos pranojnë migrantë, të bartin lajme të këtilla në mënyrë intensive në opinionin publik".