Burak Bir
30 Prill 2019•Përditësim: 01 Maj 2019
Një ushtar turk u martirizua dhe tre të tjerë u plagosën sot gjatë një sulmi nga terroristët e YPG/PKK-së në Sirinë veriperëndimore, tha Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, Ministria tha se viktimat u raportuan në fushën e operacionit anti-terror “Mburoja e Eufratit” të Turqisë.
Forcat turke të sigurisë qëlluan pozicionet terroriste pas sulmit në përputhje me të drejtën për vetëmbrojtje, shtohet më tej.
PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vite, duke rezultuar me vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
YPG, dega siriane e PKK-së, ka arritur të pushtojë një të tretën e Sirisë nën maskën e luftës kundër DEASH-it me mbështetjen e SHBA-ve.