Ömer Koparan
25 Shkurt 2018•Përditësim: 26 Shkurt 2018
AFRIN (AA) – Në vazhdën e operacionit "Dega e Ullirit", Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) sot herët në mëngjes morën një vend shumë të rëndësishëm ku ndodhej një bazë e terroristëve të YPG/PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e ULS-së mëngjesin e sotëm hynë në një konflikt të ashpër të armatosur kundër terroristëve të YPG/PKK-së pranë fshatit Omeranli në qarkun sirian Sheran në kufirin turko-sirian.
Forcat e opozitës siriane arritën të çlirojnë zonën ku ishte vendosur baza e terroristëve me kampin e trajnimit të terroristëve.

Ekipi i gzetarëve ndodhet në vijën e parë të operacionit "Dega e Ullirit" dhe ka xhiruar luftimet e mëngjesit të sotëm, ku u neutralizuan një numër terroristësh.
Ashtu si në zonat e çliruara më parë në Afrin edhe këtë mëngjes, në bazën e terroristëve u vërejtën disa simbole të organizatës terroriste të PKK-së. Në një shkëmb, terroristët kanë pikturuar një figurë dhe kishin shkruar "Apo", emrin e kodit të udhëheqësit të organizatës terroriste PKK.