Emin Avundukluoğlu
25 Dhjetor 2016•Përditësim: 26 Dhjetor 2016
HATAY (AA) – Rritet numri i personave të plagosur nga Halepi që trajtohen në spitalet në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme për Shtypin dhe Informacionin pranë Kryeministrisë së Turqisë, mësohet se gjithsej 231 banorë të Halepit janë transferuar nga ky qytet sirian në spitalet në Turqi që t’ju ofrohet kujdes adekuat mjekësor.
Nga drejtoria në fjalë për AA njoftuan se gjithsej 95 pacientë të plagosur janë të moshës nën 18 vjeç.
Javën e kaluar forcat e regjimit sirian dhe opozita arritën marrëveshje për armëpushim, me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë, me qëllim që civilët nga pjesa lindore e Halepit të transferohen në Idlib.
Që atëherë janë evakuuar rreth 40.000 civilë. Civilët e plagosur rëndë janë transferuar përmes vendkalimit kufitar Cilvegozu në spitalet në mbarë provincën Hatay në jug të Turqisë.
Lufta në Siri zgjat që nga viti 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat demokratike të frymëzuara nga Pranvera Arabe.
Që atëherë qindra mijëra persona kanë humbur jetën, ndërsa miliona janë shpërngulur për shkak të luftës.