Sinan Uslu
09 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Në operacionet e forcave ajrore turke në Turqinë jugore dhe Irakun verior janë neutralizuar të paktën nëntë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, operacioni ushtarak është kryhet në zonat rurale të provincës Sirnak, në jug të Turqisë dhe në rajonin Zap në Irakun verior.
Me këtë rast janë neutralizuar të paktën nëntë terroristë të PKK-së, të cilët ishin në fazën e përgatitore të sulmit.
Në operacionet e kryera sot në mëngjes janë shkatërruar dy depo të armëve dhe municionit dhe tre strehimore të terroristëve, duke përfshirë dhe një shpellë.