Ekip
09 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë në deklaratën e sotme, potencoi se vendimi rreth referendumit për pavarësinë e administratës kurde në veri të Irakut është gabim i tmerrshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ne konsiderojmë se kjo paraqet një gabim të tmerrshëm. Një nga parimet themelore të politikës së Turqisë ndaj Irakut është ruajtja e integritetit territorial të atij vendi dhe unitetit politik brenda saj", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.