Fatih Hafız Mehmet
21 Mars 2019•Përditësim: 21 Mars 2019
Me iniciativën e Republikës së Turqisë, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) nesër do të mbajë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet sulmi terrorist i javës së kaluar në Zelandën e Re dhe dhunën gjithnjë e në rritje të shkaktuar nga islamofobia në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në cilësinë e kryesuesit të OBI-t, Turqia ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të krerëve të diplomacisë të kësaj organizate për të diskutuar dhunën në rritje që buron nga islamofobia, racizmi dhe ksenofobia, siç ishte rasti i sulmit të fundit ndaj dy xhamive në Zelandën e Re", ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.
Seanca do të mbahet në Stamboll dhe do të kryesohet nga kryediplomati i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Në takim janë ftuar dhe delegacione të disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Të paktën 50 persona u vranë në një sulm terrorist të premten gjatë namazit të xhumasë në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.
Policia e Zelandës së Re arrestoi sulmuesin 28-vjeçar Brenton Harrison Tarrant nga Australia.