Serdar Dincel
01 shtator 2026•Përditësim: 01 shtator 2026
Sirenat janë aktivizuar në provincat Mafraq dhe Aqaba të Jordanisë pas lëshimit të raketave nga Irani, transmeton Anadolu.
Qendra Kombëtare e Jordanisë për Sigurinë dhe Menaxhimin e Krizave, siç raporton televizioni jordanez Al-Mamlaka, u dërgoi qytetarëve mesazhe me tekst, duke u bërë thirrje të strehohen në vende të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Zhvillimi erdhi pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kishin filluar goditjet ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit.
Teherani më vonë njoftoi se kishte filluar goditjet kundërpërgjigjëse.
Tensionet mes Teheranit dhe Ëashingtonit kanë mbetur të larta që nga fillimi i luftës me goditjet ndaj Iranit në fund të shkurtit.
Një marrëveshje kornizë u nënshkrua në qershor me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit.
SHBA-ja nisi në korrik një fushatë bombardimesh dyjavore dhe rivendosi një bllokadë detare pas mosmarrëveshjeve lidhur me lundrimin në ngushticë.