Cem Genco
25 Prill 2019•Përditësim: 26 Prill 2019
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i dërguan popullit të Sirisë 32 maunë me ndihma humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunët kaluan vendkalimin kufitar Cilvegozu, në distriktin Reyhanli, në provincën turke Hatay.
Ndihma do t’i ndahen popullatës që jeton në Idlib dhe periferinë e tij.
OKB-ja shpesh herë përmes Turqisë dërgon maunë me ndihma në Siri me qëllim që të paktën pjesërisht të lehtësojnë situatën e vështirë në të cilën gjendet populli sirian për shkak të luftës që po zgjat me vite.
Ndihmat e OKB-së më së shpeshti dërgohen në Idlib, i cili strehon një numër të madh të civilëve.