Tuğrul Çam
31 Korrik 2017•Përditësim: 01 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ka lëshuar në përdorim ueb faqen në 4 gjuhë “Help" (Ndihmë), për më shumë se 3 milionë refugjatë dhe azilkërkues të cilët strehohen në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga UNHCR-ja, Zyra në Turqi thuhet se Turqia që është shtet nikoqir i numrit më të madh të refugjatëve në botë, thuhet se përveç më shumë se 3 milionë sirianëve të regjistruar në Turqi strehohen edhe 300 refugjatë dhe azilkërkues të regjistruar në UNHCR.
Në deklaratë thuhet se më shumë se 90 për qind e refugjatëve sirianë jetojnë në zona urbane të 81 qyteteve të Turqisë dhe se ueb faqja e hapur “Help” do të kontribuojë në rritjen e qasjes në popullsinë refugjate dhe azilkërkuese.
Ueb faqe mobile në 4 gjuhë
Sipas deklaratës në ueb faqen në të cilën mund të hyhet nga linku http://help.unhcr.org/turkey do të ketë opsionet e gjuhës arabe, persishte, turke dhe angleze.
Ajo do të kontribuojë në arritjen e informacioneve lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Turqi si dhe informacione të detajuara me shërbimet që mund t’i marrin.
Zv/përfaqësuesi i UNHCR-së, Paolo Artini lidhur me ueb faqen e re tha se nëpërmjet kësaj ueb faqeje UNHCR do të rrisë komunikimin me refugjatët.
Me hapjen e kësaj ueb faqeje, UNHCR-ja në Turqi hyri në rrjetin botëror "Help" të kësaj zyreje.