Yıldız Aktaş
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
ANKARA (AA) - Në operacionin e njëkohshëm ajror të kryer dje ndaj pozicioneve të organizatave terroriste separatiste të identifikuara në vendbanimin rural Shemdinli të qytetit Hakkari dhe rajonet Avashin/Basyan në veri të Irakut janë neutralizuar 11 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, të gjitha pozicionet janë goditur me saktësi të plotë dhe janë shkatërruar.
Avionët luftarakë të llojit F-16 dhe F-4 2020, të cilët e kryen me sukses detyrën e tyre pas operacionit u kthyen në bazat e tyre.