Halil Demir
04 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) – Policia turke në Stamboll sot në mëngjes ka realizuar një aksion në të cilën u arrestuan të paktën 15 persona, të cilët dyshohen se kanë të bëjnë me degët rinore të organizatës terroriste të PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë bastisjeve në disa adresa, Departamentit të policisë për luftë kundër terrorizmit mbështetje i dhanë pjesëtarët e policisë speciale, dhe një helikopter policor.
Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vjedhje të shumta nëpër dyqanet në lagjet Gaziosmanpansha dhe Sultangazi në Stamboll, si dhe kanë kryer sulme me koktej molotovi në disa parqe të Stambollit. Policia gjatë arrestimit konfiskoi edhe armë.
Forcat turke të sigurisë realizojnë operacion të gjerë antiterrorist në mbarë vendin, ndërsa veçmas në provincat lindore dhe juglindore, ku janë kryer edhe sulme ajrore në vendet ku strehohen terroristët e PKK-së në male.