İlyas Kaçar
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) - Gjatë operacionit kundër organizatës terroriste DEASH në disa qytete të Turqisë janë arrestuar 81 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të sigluara nga Drejtoria e Policisë së Stambollit, mësohet se ekipet e Drejtorisë për Luftë kundër Terrorizimit kanë realizuar operacion kundër DEASH-it në qarqet e Stambollit, si në Beylikdüzü, Başakşehir, Kağıthane, Fatih, Gaziosmanpaşa, Pendik, Güngören, në qytetet Gaziantep, Şanlıurfa, Erzurum, Kırklareli dhe në 31 adresa në qytetin Edirne.
Në operacionet e realizuara në të njëjtën kohë në adresat e përcaktuara janë arrestuar 21 persona, 20 prej të cilëve në moshë më të vogël se 18 vjeç, për të cilat dyshohet se janë udhëheqës të organizatës. Përveç këtyre në operacione janë arrestuar edhe 60 persona të tjerë, shtetas të huaj.
Gjithashtu janë sekuestruar një numër i madh i pasaportave të huaja, armë, dokumente te organizatës dhe materiale digjitale.
Mësohet se 21 personat që dyshohen se janë udhëheqës të organizatës, i kanë siguruar kësaj të fundit përkrahje logjistike dhe militantë. Ndërkohë, 60 shtetasit e huaj të arrestuar do ti dërgonin në zonat e luftës në Siri dhe do të bënin mjekimin e ushtarëve të plagosur në rajon të organizatës terroriste DEASH.
Të gjithë shtetasit e huaj të arrestuar pas proceduarave në polici do të depërtohen jashtë kufijve të Turqisë.