Cankut Taşdan
28 Tetor 2017•Përditësim: 29 Tetor 2017
ANKARA (AA) - Në kuadër të operacioneve anti-terroriste në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, nga 55 shtetas të huaj për të cilët është lëshuar urdhër, u arrestuan 49 prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni kundër anëtarëve të organizatës terroriste DEASH është duke u zhvilluar me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, e cila ka lëshuar urdhër për arrestimin e 55 shtetasve të huaj.
Është konstatuar se disa nga të arrestuarit ishin duke përgatitur aktivitete terroriste me rastin e festës turke të 29 tetorit - Ditës së Republikës.
Në vijim është marrja në pyetje e të paraburgosurve që janë përfshirë në aktivitete të armatosura nën ombrellën e organizatës terroriste në ndonjë nga fushëbetejat jashtë vendit.