Ekip
05 Shkurt 2017•Përditësim: 06 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Gjatë operacioneve të kryera nga ekipet e Departamentit të Anti-terrorizmit dhe Inteligjencës në Policinë e Turqisë kundër organizatës terroriste DEASH, janë ndaluar 448 persona të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë operacionit nga Policia e Ankarasë kundër DEASH-it, janë ndaluar 60 persona të dyshuar, shumica e të cilëve me origjinë të huaj.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë, mësohet se në orët e para të mëngjesit është kryer një operacion i njëkohshëm në disa adresa në rajonet Sincan, Çubuk, Yenimahalle dhe Mamak të Ankarasë. Në kuadër të operacionit janë ndaluar 60 persona.
Si rezultat i operacioneve të kryera në qytetet Ankara, Stamboll, Kocaeli, Bursa, Izmir, Konya, Bingöl, Adana, Şanlıurfa, Gaziantep,Hatay, Malatya, Kilis, Çorum, Diyarbakır, Antalya, Van, Muğla dhe Adıyaman nga ekipet e Departamentit të Anti-terrorizmit dhe Inteligjencës të Policisë së Turqisë kundër organizatës terroriste DEASH, janë ndaluar 448 persona të dyshuar, për të cilët ka patur informacione se kanë kryer veprime si mbështetës të organizatës terroriste DEASH dhe kanë qenë në përgatitje për kryerje të akteve.
Të dyshuarit pas kontrollit shëndetësor janë dërguar nëpër stacionet policore për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave hetimore.