Ekip
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Gjatë operacioneve në Stamboll, Ankara, Adana, Manisa, Hakkari, Gaziantep dhe në Mersin janë ndaluar 199 persona, mes tyre edhe drejtues të HDP-së (Partia Demokratike e Popujve), raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Stambollit në kuadër të hetimeve dhe vendimeve për ndalimet kanë kryer kontrolle në disa adresa të HDP-së në Stamboll. Në operacione janë ndaluar 21 persona ku në mesin e tyre ndodhet edhe kryetarja e HDP-së për Stambollin, Aysel Güzel.
Gjithashtu edhe ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Ankarasë kanë kryer disa operacione duke ndaluar 18 persona nga drejtuesit e HDP-së, ku në mesin e tyre ndodhet kryetari i HDP-së për Ankaranë, İbrahim Binici, kryetari i rajonit Mamak dhe disa drejtues të tjerë. Ndërsa bëhet e ditur se ndodhen në kërkim 6 të dyshuar ndaj të cilët ka një urdhër ndalimi.
Ndalime ka patur edhe në qytetin Adana ku ekipet e anti-terrorizmit të drejtorisë së policisë së qytetit kanë ndaluar 25 persona të cilët dyshohen se janë anëtarë të organizatës terroriste PKK dhe kanë kryer propagandën e organizatës.
Ndërsa në qytetin Manisa janë ndaluar 5 persona, ku sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së qytetit Manisa kanë kryer operacion të njëkohshëm në adresat e përcaktuara më parë kundër organizatës terroriste PKK/KCK. Në kuadër të operacioneve janë ndaluar kryetari i HDP-së në Manisa A.E, si dhe kryetari i rajonit Salihli dhe persona të tjerë me inicialet A.M. dhe A.D, A.O, M.B.
Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë në qytetin Mersin kanë kryer operacione në disa adresa ku kanë ndaluar 93 persona në mesin e të cilëve ndodhen drejtues të qytetit dhe rajoneve përreth të HDP-së të cilët akuzohen për "anëtarësim në organizatës terroriste PKK/KCK". Në kuadër të hetimeve të kryera nga kryeprokuroria e qytetit Mersin theksohet se janë lëshuar urdhër ndalime për 139 të dyshuar, ku 46 persona ende janë në kërkim.
Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë në qytetin Gaziantep kanë kryer një operacion të njëkohshëm për ndalimin e 52 personave ndaj të cilëve ka një urdhër ndalimi dhe në kuadër të këtij operacioni kanë ndaluar 36 persona të dyshuar për akte dhe aktivitete të ndërmarra në kuadër të udhëzimeve nga organizata terroriste PKK/KCK.
Në operacionet e ndërmarra nga ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë në qytetin Hakkari janë ndaluar drejtuesi i HDP-së Evin Konur dhe ish-kryetarja e DBP-së Zübeyde Bor.
Operacione janë ndërmarrë në adresa të ndryshme edhe në qytetin Şanlıurfa, ku mësohet se janë ndaluar disa persona të dyshuar duke përfshirë edhe anëtarë të HDP-së ,ku theksohet se ka patur urdhër ndalimi ndaj 58 personave.