Mümin Altaş
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" janë neutralizuar 24 terroristë pasi që forcat e koalicionit realizuan nëntë sulme ajrore kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e Armatosura Turke bënë të ditur se edhe në ditën e 51-të vazhdon operacioni "Mburoja e Eufratit" i cili filloj më 24 gusht me qëllim të përkrahjes së forcave të koalicionit dhe rritjen e sigurisë në kufi, duke shkatërruar organizatën terroriste DEASH, por edhe organizatat tjera terroriste.
Në kuadër të operacionit në rajonin Azaz-Rai Grupi i Njësive Speciale i përbërë nga pjesëtarë opozitarë në masë të madhe arriti të vë nën kontroll lagjet e banuara na Kafrah dhe Duvaybik në pjesën lindore të Azazit pas një sulmi intensiv tokësor dhe ajror. Vazhdojnë përpjekjet për kontroll të tërësishëm në rajon dhe aktivitetet për pastrimin nga minat dhe mjetet shpërthyese.
Në përleshjet e ditës së djeshme janë plagosur 6 pjesëtarë të forcave opozitare, kurse njësitet të cilët siguronin përkrahjen nuk kanë pësuar asnjë dëm apo viktima njerëzore. Elementet opozitare që nga fillimi i operacionit kanë arritur të marrin nën kontroll rreth 132 lagje të banuara. Vazhdon vendosja e masave të sigurimit për kontrollimin e territorit të marrë i cili është afërsisht 1 mijë e 100 kilometra katorë.
Gjithashtu janë sulmuar 74 objektivat e DEASH-it të cilët më parë janë identifikuar nëpërmjet vëzhgimit dhe zbulimit. Poashtu në neutralizmin e objektivave të zbuluara ka ndihmuar edhe Ushtria e Lirë Sirane (ULS). Objektivat e identifikuara janë shkatërruar tërësisht. Avionët e Forcave Ajrore të Turqisë nuk kanë realizuar sulme ajore, mirëpo në pjesë të madhe e tyre presin në gadishmëri.
Forcat e koalicionit kanë realizuar nëntë sulme ajrore në Arshak, Suran dhe Ihtimalat, me ç’rast kanë neutralizuar 24 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH. Është shkatërruar edhe një ndërtesë e cila përdorej si qendër nga pjesëtarët e kësaj organizate terroriste.
Ndërsa në pjesët e pastruara nga DEASH-i ekipet për identifikim dhe asgjësim të materialeve shpërthyese prej fillmit të operacionit deri më tani kanë neutralizuar 28 mina dhe 1.036 granata dore.
Nga ana tjetër në kufirin sirian vazhdojnë operacionet për kundërzbulim dhe vëzhgim të cilat realizohen nëpërmjet flutarakeve pa pilot.