Barış Gündoğan
31 Mars 2017•Përditësim: 31 Mars 2017
ANKARA (AA) - Ka përfunduar me sukses ofensiva ushtarake "Mburoja e Eufratit" në Siri, konfirmoi Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata rikujtuan se operacioni "Mburoja e Eufratit" kishte nisur më 24 gusht në veri të Sirisë, për të neutralizuar kërcënimin e terrorizmit me theks të veçantë ndaj DEASH-it, si dhe për të forcuar sigurinë në zonën kufitare siriano-turke.
Ofensivën e kanë kryer forcat opozitare siriane, dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtar për vetëmbrojtje ata janë mbështetur nga forcat turke.
Kjo është bërë në koordinim me forcat e koalicionit, dhe siç thuhet, kjo fazë ka përfunduar me sukses.
"Aktivitetet tona janë kryer për të mbrojtur sigurinë kombëtare, parandalimin e çdo lloj të veprimeve të padëshirueshme, vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe krijimin e kushteve për të ndihmuar vëllezërit tanë sirianë që të kthehen në shtëpitë e tyre", thuhet nga i Shtabi i Përgjithshëm të Turqisë.