Barış Seçkin,Kayhan Gül
15 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
VATIKAN (AA) – Udhëheqësi i Kishës Katolike Papa Françesku i dërgoi telegram ngushëllimi presidentit të Turqisë Tayyip Erdogan pas sulmit terrorist në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Vatikanit thuhet se Papa Françesku me keqardhje të thellë pranoi lajmin për sulmin terrorist në Ankara. "Me keqardhje të thellë kemi pranuar lajmin për sulmin me bombë në Ankara i cili në mënyrë shumë tragjike shkaktoi humbjen e jetës së njerëzve dhe shumë të plagosur. Papa Françesku porositi se ndien afërsi shpirtërore dhe solidarizohet me popullin turk. Lutjet e tij janë për viktimat e sulmit, familjet e tyre si dhe për të plagosurit”, thuhet në njoftimin e Vatikanit.
Në fund theksohet se Papa Françesku kërkon paqe nga Zoti, shërim të shpejtë dhe fuqi për popullin turk.
Rikujtojmë se në sulmin terrorist që ndodhi të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, 37 persona humbën jetën dhe mbi 120 të tjerë mbetën të plagosur. Ky sulm shkaktoi reagime solidarizuese ndaj Turqisë nga e gjithë bota.