Handan Kazancı
12 Mars 2020•Përditësim: 13 Mars 2020
Në një operacion antiterrorist të kryer nga policia turke në provincën jugore të Turqisë, Adana, janë arrestuar 3 terroristë të dyshuar të DEASH-it, thonë burime policore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Turqia ishte një nga vendet e para që njohu DEASH-in si grup terrorist në vitin 2013.
Që prej asaj kohe vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it shumë herë, përfshirë 10 bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që lanë të vdekur 315 persona dhe plagosën qindra të tjerë.
Si përgjigje, Turqia filloi operacione ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme terroriste.