Berk Özkan
01 Maj 2021•Përditësim: 02 Maj 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka uruar 1 Majin, Ditën e Punës dhe Solidaritetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Erdoğan tha: "I uroj vëllezërve dhe motrave tona punëtore 1 majin, Ditën e Punës dhe Solidaritetit, të cilët gjithashtu bëjnë që vendi ynë të rritet teksa punojnë duke derdhur djersë".
Në mesazhin e presidentit Erdoğan u paraqitën edhe pamje lidhur me mesazhin e publikuar dje për 1 majin, Ditën e Punës dhe Solidaritetit.