Sinan Uslu
11 Shkurt 2017•Përditësim: 11 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të fillojë një vizitë treditore në vendet e Gjirit Persik, në kuadër të së cilës do të vizitojë Bahreinin, Arabinë Saudite dhe Katarin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Kabinetit të Presidentit të Turqisë thuhet se Erdoğan në periudhën mes 12 dhe 15 shkurtit do të qëndrojë në vendet e Gjirit.
Ai më 12 shkurt do të qëndrojë në Bahrein, ku do të takohet me mbretin Hamad bin Isa Al-Halif dhe zyrtarët të tjerë të lartë. Në kuadër të vizitës është planifikuar edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale për bashkëpunimin mes Turqisë dhe Bahreinit.
Vizita tjetër e Erdoğanit do të jetë Arabia Saudite, ku është parashikuar takim me mbretin Salman bin Abdulaziz dhe zyrtarë tjerë të këtij vendi.
Pas Arabisë Saudite vijon vizita në Katar, ku do të takohet me emirin Temim bin Hamad Al-Thani. Nga Kabineti i presidentit të Turqisë njoftohet se vizita e Erdoğanit në vendet e Gjirit në masë të madhe do të kontribuojë për thellimin e bashkëpunimit me vendet e lartpërmendura.