Esin Işık
11 Shkurt 2017•Përditësim: 11 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Në ditën e 172-të të Operacionit "Mburoja e Eufratit" të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kundër objektivave të terroristëve në veri të Sirisë janë neutralizuar 43 terroristë si dhe janë qëlluar 245 objektiva të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë theksohet se është duke vazhduar operacioni i nisur më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë për të eliminuar rrezikun nga organizatat terroriste me në krye DEASH-in, për rritjen e sigurisë kufitare dhe mbështetjen ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 172-të të operacionit me mbështetjen intensive nga ajri dhe toka ka vazhduar operacioni nga forcat speciale të përbërë nga elementët opozitarë.
Me artileritë dhe mjetet e tjera të zjarrit të Komandës së Forcave Tokësore janë kryer goditje ndaj 179 objektivave të DEASH-it.
Ndërsa si rezultat i operacioneve ajrore nga avionët e Komandës së Forcave Ajrore kundër 66 objektivave të DEASH-it janë shkatërruar 55 ndërtesa të përdorura nga organizata me qëllim strehimi. Gjithashtu janë shkatërruar edhe ndërtesa që përdoreshin si garnizone, pika grumbullimi, depo të armatimeve, etj.