Faruk Zorlu
12 Prill 2020•Përditësim: 13 Prill 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot publikoi një mesazh urimi lidhur me festën fetare të krishtere të Pashkëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Recep Tayyip Erdoğan u shprehu urimet e tij për "të gjithë qytetarët e krishterë dhe komunitetin e krishterë me rastin e Pashkëve".
"Kjo kulturë e bashkëjetesës në tokën e Anadollit do të çimentojë paqen dhe vëllazërimin sot, siç ishte në të kaluarën, dhe do të na çojë në një të ardhmen të ndritshme", tha ai.
Bashkëjetesa e sekteve dhe feve të ndryshme në rajon për qindra vjet është një shembull për botën, shtoi presidenti turk.
Ai falënderoi qytetarët e krishterë për mbështetjen e Fushatës Kombëtare të Solidaritetit të Turqisë kundër shpërthimit të koronavirusit, një infeksion i cili ka vrarë rreth 110 mijë njerëz në gjithë botën deri më tani.