Ahmet Dursun
16 Maj 2020•Përditësim: 16 Maj 2020
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 35 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran duke e rritur në 6.937 numrin i vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror iranian tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 35 vdekje dhe 1.757 raste të reja me COVID-19.
Sipas kësaj kjo është shifra më e ulët e vdekjeve ditore që është regjistruar pas 70 ditësh në vend.
Ai tha se me këtë ka arritur në 6.937 numri i vdekjeve dhe në 118.392 numri i rasteve me COVID-19 në vend.
Jahanpour vuri në dukje se 2.716 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 93.147.
Sipas tij, deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 672.679 teste për COVID-19.