Tuba Onğun
07 Dhjetor 2021•Përditësim: 08 Dhjetor 2021
Aeroportet në Turqi në nëntor të vitit 2021 janë shfrytëzuar nga rreth 11,3 milionë pasagjerë, njoftoi sot agjencia shtetërore për trafikun ajror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifrat për muajin nëntor pothuajse janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar kur pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) goditi gjithë botën, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Administratës Shtetërore të Aeroporteve (DHMI).
Numrat ishin afër nivelit të para pandemisë prej 14,5 milionë pasagjerësh nga nëntori i vitit 2019.
Rreth 6,3 milionë pasagjerë kanë përdorur fluturime vendore, ndërsa pesë milionë kanë udhëtuar në fluturime ndërkombëtare.
Aeroportet kanë shërbyer për 127,512 fluturime në nëntor të këtij viti, nga të cilët 60.978 në linjat e brendshme dhe 39.017 në fluturimet ndërkombëtare.
Në raportin e DHMI-së thuhet se qarkullimi i mallrave arriti në 285.370 tonë muajin e kaluar.
Aeroporti i Stambollit ka mirëpritur 3,8 milionë pasagjerë në linjat ndërkombëtare dhe vendore, duke shërbyer për më shumë se 27.391 fluturime në nëntor.
Në periudhën janar-nëntor, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpër aeroportet turke ka arritur në 118,4 milionë.
Aeroportet turke në 11 muajt e parë të këtij viti i kanë përdorur 1,3 milion avionë.