Seda Sevencan
22 Qershor 2020•Përditësim: 23 Qershor 2020
Një avion stërvitës u rrëzua sot në kryeqytetin turk Ankara, por dy pilotët e tij nuk janë lënduar, tha një firmë lokale e hapësirës ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Industrive turke të Hapësirës Ajrore (TAI), avioni Hurkus u rrëzua gjatë një fluturimi testues në rrethin Beypazari të Ankarasë rreth orës 12:30 sipas kohës lokale.
Dy pilotët, njëri në detyrë aktive, kurse tjetri në pension, u dërguan në spital për kontrolle shëndetësore, thuhet në deklaratën e TAI-t.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), xhandarmëria dhe ekipet shëndetësore shkuan në vendin e përplasjes pasi mësuan për ngjarjen.
Shkaku i përplasjes është i panjohur dhe do të hetohet, thuhet në deklaratë.