Davut Demircan
22 Qershor 2020•Përditësim: 22 Qershor 2020
Forcat e sigurisë në Turqinë juglindore kanë sekuestruar eksplozivë dhe municione që i përkisnin organizatës terroriste PKK/YPG, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas autoriteteve lokale në provincën Hakkari, forcat filluan operacion në një strehimore të grupit terrorist.
Duke kontrolluar zonën, forcat e xhandarmërisë lokale sekuestruan të paktën pesë mjete shpërthyese artizanale të punuar me dorë që arrijnë gjithsej 8.5 kilogramë, nëntë detonatorë, katër raketa, si dhe kabllo dhe materiale tjera eksplozive që i gjetën të groposura në tokë.
Eksplozivët u shkatërruan në vendin e ngjarjes.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e PKK-së.