Orhan Onur Gemici
10 Mars 2020•Përditësim: 11 Mars 2020
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Shoygu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, thuhet se në bisedën në fjalë Akar dhe Shoygu, kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth asaj që armëpushimi në Idlib të bëhet i përhershëm dhe sigurimin e mjedisit për rikthimin e mbi një milionë njerëzve të pafajshëm të zhvendosur në vendet e tyre, 81 për qind i të cilëve janë gra dhe fëmijë.
Në bisedë gjithashtu është theksuar vendosmëria mbi përmbushjen e përgjegjësive që rrjedhin nga marrëveshjet si dhe për vazhdimin e përpjekjeve që në rajon të mbisundojë paqja dhe stabiliteti.