Halit Süleyman,Selen Tonkuş
24 Tetor 2015•Përditësim: 24 Tetor 2015
IDLIB (AA) - Gazetari i lirë, Vesim el Adil, 28 vjeç, i cili shërbente me fotografitë e tij edhe për Anadolu Agency humbi jetën nga bombardimet ruse në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se Adil ka humbur jetën sot pasi pjesët e metalit kanë goditur trupin e tij gjatë sulmit ajror rus të ndërmarrë në orët e mesdrekës në zonën Binin të Idlibit.
Theksohet se sulmi ishte ndërmarrë gjatë periudhës kur Adil po përpiqej të arrinte në rajon për të marrë pamjet filmike të bombardimeve ruse.
Ceremonia mortore e të riut, gazetarit Adil u mbajt në rajonin Marıt el-Numan të Idlibit.
Gazetari i lirë Adil duke ndjekur zhvillimet në juglindje të Idlibit. Ai me fotografitë dhe pamjet filmike i shërbente AA-së dhe disa organe të mediave.