Ekip
10 Maj 2022•Përditësim: 11 Maj 2022
Shkalla e papunësisë në Turqi u rrit me 0.4 pikë përqindjeje në 11.5 për qind në mars, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të papunëve, të moshës 15-vjeç e lart, u rrit me 153 mijë në pothuajse 3.9 milionë në mars, krahasuar me muajin e kaluar, sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat).
Shkalla e papunësisë tek meshkujt u regjistrua në 10.3 për qind ndërsa 13.9 për qind për qind tek femrat, thuhet më tej.
TurkStat tha se numri i të punësuarve ishte 29.9 milionë me një rënie prej 59 mijë ndërsa shkalla e punësimit ishte 46.5 për qind me një rënie prej 0.2 pikë përqindjeje.
Fuqia punëtore ishte më shumë se 33.8 milionë me një rritje prej 96 mijë ndërkaq shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore qëndroi në 52.6 për qind me një rritje prej 0.1 pikë përqindjeje.