Tuba Şahin
30 shtator 2019•Përditësim: 30 shtator 2019
Ministri turk i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, shpalli programin e ri ekonomik të vendit për periudhën 2020-2022, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shkalla e inflacionit duhet të ulet nën 5 për qind, dhe ky është ideali për një Turqi të fuqishme”, tha Albayrak gjatë prezantimit të programit të ri në kryeqytetin Ankara. “Rishikuam parashikimin tonë për inflacion për vitin 2019 në 12 për qind, që është ulje prej 15 për qind aq sa ishte qëllimi paraprak”, tha Albayrak.
Ai tha se qëllimet për shkallën e inflacionit për vitin e ardhshëm janë 8.5 për qind, 6 për qind për vitin 2021 dhe shkalla prej 4.9 për qind për vitin 2022.
“Tema kryesore dhe motoja e programit të ri ekonomik është “Transformimi fillon”, theksoi ministri turk.
Duke theksuar se rritja ekonomike e Turqisë në fund të këtij viti pritet të jetë 0.5 për qind, Albayrak tha se qëllimi i programit të ri është shkalla e rritjes ekonomike prej 5 për qind për secilin nga tre vitet e ardhshme.
Ai theksoi se rritija do të gjenerojë rreth një milion vende të reja pune në vit në periudhën 2020-2022, me qëllim të uljes graduale të shkallës së papunësisë.
“Pas përfundimit të vitit 2019 me shkalë të papunësisë prej 12.9 për qind, kemi për qëllim që vitin e ardhshëm shkallën ta ulim në 11.8 për qind, në vitin 2021 në 10.6 për qind, ndërsa në vitin 2022 në 9.8 për qind”, tha Albayrak.
Lidhur me disiplinën fiskale, ministri tha se deficit buxhetor prej 2.9 për qind të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) është synimi për dy vitet e ardhshme, ndërsa për vitin 2022 parashikon ulje të shkallës në 2.6 për qind.