Hale Türkeş
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
DIYARBAKIR (AA) - Provinca juglindore e Turqisë, Diyarbakir, u trondit të enjten vonë nga një shpërthim i fuqishëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale të sigurisë shpërthimi ka ndodhur në lagjen Sarikamis në qarkun Sur, ndërkohë nuk janë dhënë detaje shtesë.
Policia dyshon se shpërthimi ka dodhur gjatë kohës kur ka qenë duke u përgatitur një eksploziv.
Nuk ka njoftime për viktima, por autoambulancat janë dërguar në vendin e ngjarjes.