Yıldız Nevin Gündoğmuş
16 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
ANKARA (AA) - Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se në operacionet në qarkun Sur të qytetit juglindor të Turqisë, Diyarbakir dje terroristët kanë sulmuar ushtarët. Në këtë sulm janë plagosur 8 ushtarë. Ushtari me plagë të rënda ka rënë dëshmor në spitalin ku ishte transferuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Shtabit të Përgjithshëm, thuhet se gjatë operacioneve të cilat po vazhdonin gjatë ditës në qarkun Sur, pjesëtarët e organizatës seperatiste terroriste kanë kryer sulm të armatosur ndaj ushtarëve, ku nga 8 ushtarë të plagosur, njëri prej tyre ra dëshmor si pasojë e plagëve të rënda.
Pavarësisht intervenimeve në spital ushtari me plagë të rënda në orën 01.00 pas mesnate ndërroi jetë, ndërsa 7 ushtarët tjerë të plagosur nuk janë në rrezik për jetë.