Sertaç Bulur
14 Qershor 2017•Përditësim: 14 Qershor 2017
ANKARA (AA) – Dy persona humbën jetën, kurse 3 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një ndërmarrje në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, në një ndërmarrje për pjesë automobilash në zonën industriale në qytezën Yenimahalle, në Ankara, ka ndodhur një shpërthim për arsye ende të paidentifikuara.
Në shpërthim ka humbur jetën një punëtor me emrin Aydin Terzioglu, kurse ende nuk dihet identiteti i punëtorit tjetër të vdekur.
Kurse 3 personat e plagosur nga shpërthimi, Selman D, Kursat Yılmaz dhe Nihat Erkan janë dërguar në spitale të ndryshme për t’u trajtuar.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar një numër i madh i zjarrfikësve, policisë dhe të ekipeve shëndetësore, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Policisë Rajonale të Ankarasë, Mahmut Karaaslan.