Yakup Çabuk
07 qershor 2016•Përditësim: 07 qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Në lagjen Vezneciler të qarkut Beyazit të Stambollit ka ndodhur një shpërthim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra si pasojë e shpërthimit një numër i madh i ambulancave dhe ekipeve policore janë dërguar në vendngjarje. Të plagosurit me ambulanca janë dërguar në spitalet e afërta.
Shpërthimi shkaktoi dëme në disa lokale dhe automjete në afërsi të incidentit. Policia është duke i zbrazur lokalet e dëmtuara.
Ndërkohë, mësohet se pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.