Çiğdem Pala
06 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë mortore në SHBA të boksierit legjendarë, Muhammed Ali raporton Anaoldu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës mësohet se në mesnatën e së mërkurës Erdoğan do të niset për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Muhammed Ali i cili ka një vend të jashtëzakonshëm edhe në sytë e muslimanëve.
Presidenti Erdoğan gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe në faljen e namazit të xhenazesë e cila do të falet ditën e enjte nga İmam Zaid Shakir, një prej liderëve të komunitetit musliman në SHBA.
Ndër të tjera theksohet se Erdoğan do të marrë pjesë edhe në ceremoninë përcjellëse dhe përkujtimore e cila pritet të mbahet ditën e premte për Muhammed Ali me një pjesëmarrje shumë të gjerë.