Diyar Güldoğan
05 Qershor 2016•Përditësim: 05 Qershor 2016
GUMUSHANE (AA) – Zyrtarët turq njoftojnë se një ushtar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një qytet në rajonin e Detit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e guvernatorit përmes një deklarate informon se persona të armatosur hapën zjarr mbi një automjet të ushtrisë në Torul, rreth 20 kilometra larg nga Gumushane. Njëri nga ushtarët më pas vdiq në spital.
Pas vizitës në spital, guvernatori Yucel Yavuz, u tha gazetarëve se terroristët kishin qenë aktiv në këtë zonë për më shumë se një muaj. "Një operacion në shkallë të gjerë ka nisur për të kapur autorët e krimit", tha ai.
Yavuz nuk përmendi emër për grupin përgjegjës për sulmin, por dyshimet kryesore janë mbi organizatën terroriste PKK, pavarësisht që fushëveprimi i saj është kryesisht jugu i vendit.