Tutku Şenen
06 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
OSMANIYE (AA) – Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një autobus që qarkullonte në linjat ndërqytetase u rrëzua të dielën vonë në një kanal në provincën Osmaniye, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve nga institucionet shëndetësore të cilat kanë folur në kushte anonime, autobusi transportonte nxënës, prindër dhe mësues.
Shkaku i aksidentit akoma mbetet i panjohur, ndërkohë që të lënduarit menjëherë janë transferuar në një spital lokal për trajtim mjekësor.