Haydar Toprakçı
22 Gusht 2016•Përditësim: 22 Gusht 2016
ERZURUM (AA) - Në sulmin e kryer nga ana e terroristëve një ushtar ka rënë dëshmor dhe 3 policë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe terroristëve të cilët në mëngjes kanë kryer sulm të njëkohshëm ndaj selisë së xhandarmerisë dhe policisë së qarkut.
Si pasojë e zjarrit i hapur nga terroristët 1 ushtar ka rënë dëshmorë, ndërsa 3 policë u plagosën.
Dy policë të plagosur me helikopter ushtarak janë dërguar në spitalin shtetëror Tunceli, dhe më pas me helikopter ushtarak janë dërguar spitalin e Universitetit Fırat në qytetin Elazığ.
Në rajon janë dërguar një numër i madh i njësive për të neutralizuar grupin terrorist që ka kryer këtë sulm, si dhe është filluar edhe operacion me mbështetje ajrore.