Hasan Namlı
04 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
DIYARBAKIR (AA) - Si pasojë e një sulmi ndaj forcave të sigurisë të cilët po ruanin mjetet e punës në kantierin e ndërtimit të një baze ushtarake në Lice të Diyarbakirit, 2 ushtarë kanë mbetur të vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që një efektiv i forcave të sigurisë humbi jetën në vendngjarje, njëri prej ushtarëve të plagosur humbi jetën gjatë mjekimit në spital.
Sipas informacioneve të marra nga forcat e sigurisë, thuhet se mjekimi i 3 efektivëve të ushtrisë ende vazhdon.
Pas sulmit ushtria turke ka nisur një operacion të gjerë, për gjetjen dhe arrestimin e militantëve të organizatës terroriste PKK.
Gjatë ditës së sotme burimet ushtarake thanë se militantë të PKK-së kishin sulmuar me predhë dhe armë të rënda një kantier ndërtimi të një baze ushtarake në Lice të Diyarbakirit.