Süleyman Umut Gürhan
26 Tetor 2015•Përditësim: 26 Tetor 2015
DİYARBAKIR (AA) - Në një operacion të ndërmarrë në një shtëpi ku ndodheshin anëtarë të organizatës terroriste DAESH në rajonin Kayapınar të qytetit Diyarbakir të Turqisë vriten 7 terroristë si dhe arrestohen 12 anëtarë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga prefektura theksohet se në kuadër të operacionit për kapjen e anëtarëve të organizatës terroriste DAESH në qytet është nisur një operacion në të njëjtën kohë në disa shtëpi dhe biznese në rajon.
Në deklaratë vihet në dukje se gjatë operacionit në një adresë në lagjen Huzurevleri në rajonin Kayapınar ka patur konflikte. Gjithashtu theksohet se: "Në konflikt policët Gökhan Çakıcı dhe Sadık Özkan kanë rënë dëshmorë. Në konfliktet në vazhdim janë plagosur edhe 5 policë të tjerë të cilët nuk kanë rrezik për jetën dhe janë duke u mjekuar në spitale. Në operacionet e ndërmarra u neutralizuan 7 terroristë dhe 12 të tjerë u arrestuan, si dhe gjatë kontrolleve janë sekuestruar një sërë dokumentesh të organizatës si dhe janë konfiskuar një sasi armësh dhe muniscionesh".