Sarp Özer
15 Janar 2017•Përditësim: 15 Janar 2017
ANKARA (AA) - Në Arabinë Saudite do të zhvillohet një takim i rëndësishëm për luftën kundër organizatës terroriste, DEASH. Ndërkohë pjesë e saj do të jetë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, Hulusi Akar, do të jetë pjesë e takimit në Arabinë Saudite ku pritet të marrin pjesë shefat e shtabeve të 13 vendeve të ndryshme.
Njoftimi është bërë zyrtar përmes një deklarate në ueb-faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm turk. Në të thuhet se Akar do të jetë pjesë e takimit të shefave të shtabeve të 13 vendeve të ndryshme. "Takimi i Koalicionit për Luftën Kundër DEASH-it" do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.