Sarp Özer
15 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
ANKARA (AA) - Në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit", në veri të Sirisë, në 24 orët e fundit janë neutralizuar nëntë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka thënë se forcat e armatosura turke në një seri operacionesh të aviacionit dhe artileria e rëndë, në ditën e 145-të të ofensivës kane shkatërruar 198 pozicione të organizatës terroriste DEASH.
Forcat turke kanë bombarduar 186 objektiva përmes artilerisë së rëndë duke përfshirë këtu vendstrehime të organizatës terroriste DEASH, pika kontrolli dhe automjete të armatosura.
Ndërkohë forcat ajrore turke kanë goditur 12 objektiva të DEASH-it në El Bab dhe Bzagah. Gjatë 24 orëve të fundit të paktën 9 terroristë janë neutralizuar.
Që nga nisja e kësaj ofensive të paktën 2.927 bomba artizanale dhe 43 mina janë çaktivizuar.