Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
04 Nëntor 2020•Përditësim: 04 Nëntor 2020
Një terrorist i YPG/PKK-së u dorëzua tek forcat e sigurisë në kufirin Turqi-Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burimet e sigurisë njoftuan se terroristi i identifikuar me inicialet M.E.K. dorëzoi armët në provincën juglindore Mardin pas përpjekjeve për bindje nga forcat lokale të xhandarmërisë dhe Organizata Kombëtare e Inteligjencës.
Terroristi, i cili ka të dhëna kriminale, u dorëzua në postën kufitare Nusaybin Faruk Gezen pa armë dhe municione.
Me shtimin e rasteve të fundit të dorëzimit, numri i terroristëve që hoqën dorë nga luftimet përmes bindjes në vitin 2020 është rritur në 193.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.