Ali Kemal Akan
17 Mars 2018•Përditësim: 17 Mars 2018
ANKARA (AA) - Pretendimet se Forcat e Armatosura Turke kanë bombarduar një spital në Afrin nuk janë fare të vërteta, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kumtesë edhe njëherë u nënvizua se operacioni "Dega e Ullirit" zbatohet ashtu që në asnjë mënyrë të mos pësojnë civilët e pafajshëm.
"Lajmet për bombardimin e spitalit në Afrin nga ana e Forcave të Armatosura Turke nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën", thuhet në kumtesë.