Tutku Şenen
09 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
ANKARA (AA) -Turkish Airlines, aviotransportuesi kombëtar turk, solli pasagjerët në Turqi të cilët ishin të bllokuar në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, bëri të ditur kompania, raporton Anadolu Agency (AA).
Turkish Airlines ka anuluar fluturimet e saj për dhe nga ky qytet për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë pas rrëzimit të avionit rus më 31 tetor.
Sot 135 pasagjerët, të cilët prisnin për të braktisur Sharm el-Sheikh, u dërguan në Aman të Jordanisë me një avion të marrë me qira, bëri të ditur sot shërbimi informativ i Turkish Airlines.
“Për shkak të çështjeve të sigurisë mbi aeroportin e Sharm el-Sheikh fluturimet tona për dhe nga ky destinacion janë anuluar deri më 16 nëntor. Në situatën e tanishme, plani për evakuimin e pasagjerëve që ende janë në Sharm el Sheikh do të bëhet më vonë”, theksuan nga Turkish Airlines gjatë të dielës.